Connect with us

Press24.info

(VIDEO) Shteti bektashi, Fisnik Kruja: Rama mos ta shtyjë përpara këtë agjendë, rrezikon harmoninë fetare

Opinion

(VIDEO) Shteti bektashi, Fisnik Kruja: Rama mos ta shtyjë përpara këtë agjendë, rrezikon harmoninë fetare

(VIDEO) Shteti bektashi, Fisnik Kruja: Rama mos ta shtyjë përpara këtë agjendë, rrezikon harmoninë fetare

Ditë më parë në Tiranë, nën organizimin e Forumit Musliman të Shqipërisë, është mbajtur sempoziumi “Shteti Bektashi nisma që cënon harmoninë e bashkëjetesën fetare dhe rrezikon interesat kombëtare”.

Në lidhje me këtë çështje, në këtë simpoziumi ka folur edhe kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja, i cili idenë për “shtetin bektashian” e cilësoi si kërcënim për unitetin kombëtar dhe harmoninë fetare.

“Çështja e shtetit bektashi, ka sjellur shqetësime jo vetëm në komunitetin e besimtarëve, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, për arsye se me këtë nismë ka probleme me funksionimin e shtetit laik të Shqipërisë, për arsye se në bazë të kushtetutës të Shqipërisë, shteti është i paralarguar nga feja, i përkrah ato, po nuk merr anën e asnjërës nga fetë, d.m.th. nuk priviligjon një fe të caktuar. Gjithashtu shteti shqiptar, nuk mund të ndërhyjë në problemet e komuniteteve fetare dhe të ketë preferenca të caktuara. Kjo me gjithë dëshirën e shfaqur që të promovojë bashkëjetesën fetare, përkundrazi nuk e provomon ate, sepse bashkëjetesa fetare, tash është një fakt i pamohueshëm që ekziston ndërkohë s’ka pasur ndonjëherë probleme. Konkretisht, Komuniteti i Besimtarëve Myslimanë, besimtarët sunnit, nuk kanë pasur probleme asnjëherë me sektin bektashi, përkundërazi ata ne i konsiderojmë pjesë tonën dhe po t’i vinim re, kryegjyshi Baba Mondi, gjithmonë është shfaqur në rreshtin e parë në faljet e Bajramit, domethënë ne jemi një. Iniciativa për të krijuar një shtet të veçantë, domethënë shkon në kundërshtim me këtë realitet. Gjithashtu, kjo ka shkaktuar shqetësim edhe në komunitetet krishtere, edhe ata ndjehen të shqetësuar për arsye se po priviligjohet një komunitet, i cili për hirë të vërtetës, është një minorancë në mes të komuniteteve të besimtarëve, të gjithë feve, dhe kjo po lartësohet në mënyë të pamerituar. Me këtë konferencë, ne duhet të bëjmë sensibël qeverinë dhe konkretisht, “Kryeministrin Rama të ketë kujdes dhe të mos e shtyjë më përpara këtë agjendë, e cila në vend që të realizojë atë që e mendon domethënë harmoninë fetare, përkundrazi e cënon atë”, ka theksuar kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top