Shteti Bektashi/ Bushati: Jemi në kufijtë e absurditetit, nuk ka asgjë konkrete
Në kufijtë e absurditetit. Kështu e ka konsideruar analisti Andi Bushati nismën “e çmendur” të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda territorit të Tiranës.
Bushati para disa jave tha në MCN se theksoi se nuk ka asgjë konkrete për këtë çështje, përveç disa frazave dhe batutave nga Rama.
Ai shtoi më tej se arsyetimi mbi tolerancën nuk qëndron, pasi sipas tij, që të jesh tolerant ndaj feve duhet të kesh qenë fillimisht ekstremist, gjë që sipas tij n e nuk kemi qenë ndonjëherë.
“Ka një absurd, unë nuk kam folur pasi nuk mund të flasësh për një çështje që nuk je i qartë. Një ditë të bukur, si rrufe në qiell të hapur tha se do të bëhet një shtet si Vatikani pa dhënë asnjë detaj. Jemi në kufijtë e absurditeti dhe të hedhësh një absurditet dhe të kërkosh llogari pse njerëzit reaguan në mënyrë absurde është gjë që nuk shkon. Ata që janë në pushtet para se të marrin vendime, bëjnë konsultime publike dhe presin dhe kritika. Këtu tek ne ky raport është përmbysur. Del i pari monarku, autokrati dhe thuhet nga ky moment do bëhet kjo gjë dhe pastaj thotë që ka faqezinjtë që kundërshtojnë, të gjithë flasin, por askush nuk di gjë. Pse të mos bëjmë një shtet ortodoks, mysliman që të mos tkurren dhe ata.
Unë nuk e di kush janë motivet e Ramës, nuk e di kush qëndron pas tij, nuk e di nëse është shaka apo e vërtetë pasi nuk kemi asgjë konkrete, prandaj nuk nisemi dot me batuta dhe copa frazash për të dhënë një vendim . Ne nuk kemi një traditë të fuqishme besimit në këtë vend. Të jesh tolerant duhet fillimisht të jesh ekstremist, dhe pastaj të moderosh ekstremizmin tënd drejt tolerant. Ne nuk jemi tolerant se s’kemi qenë asnjëherë ekstremist.” – tha Andi Bushati.