(VIDEO) Analisti Agim Baçi: Me shtetin bektashian synojnë ndarjen e muslimanëve në disa kategori
Shqetësuese nga ideja e krijimit të një shteti bektashi, është ajo se me këtë sikur u sugjerua se shteti modern islam duhet të jetë kështu, kurse musilmanët e tjerë janë të kategorisë së dytë dhe të tretë. Kështu u shpreh analisti nga Shqipëria Agim Baçi, në Specialen e Ditës në Televizionin Shenja. Ai më tej theksoi se në Shqipëri vazhdon të ketë enigma të mëdha çështja e propozimit të kryeministrit Rama për shtetin bektashi. Mënyra se si u sugjerua, mënyra se si u përvijua debati për këtë ide shtoi ai, duket sikur ka një qëllim që të tregoj se cili është shteti modern islam.
Agim Baçi, analist
“Kjo do të nënkuptonte një ndarje duke kategorizuar që islami që duhet ndjekin njerëzit, islami modern është ky që bëhet në këtë shtet, ndërsa muslimanët e tjerë të cilët besojnë mund të jenë të kategorisë së dytë apo tretë dhe kjo do të ishte shqetësuese sepse askush nuk mund të pretendoj se e ndan ai se cili është formati që i duhet besimtarëve dhe ideja për ta futur në këtë lloj burokracie ka diçka që pastaj nuk shkon dhe mund të krijoj hendeqe të mëdha midis besimeve”.
Baçi tha se ka rezultuar se kryeministri Rama nuk e ka konslutuar me askënd këtë ide dhe në fillim qe befasuar edhe vetë kreu i bektashinjëve, ndërsa më vonë i pëlqeu si ide, por shton se sot jemi në suazën që simbolkika që u ndryshua brenda ditëve tek betashinjtë ka mbetur në letër sepse që atë ditë në Shqipëri pothuajse nuk është debatuar më.
Emine Ismaili /SHENJA/