Connect with us

Press24.info

Krijimi i shtetit bektashi në Tiranë, ‘shpërthejnë’ kritikat ndaj Ramës, hidhen disa dyshime të forta

Opinion

Krijimi i shtetit bektashi në Tiranë, ‘shpërthejnë’ kritikat ndaj Ramës, hidhen disa dyshime të forta

Krijimi i shtetit bektashi në Tiranë, ‘shpërthejnë’ kritikat ndaj Ramës, hidhen disa dyshime të forta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së fundi ka bërë publike synimet e tij për ndërtimin e një shtet të stilit të Vatikanit për bektashinjtë në Shqipëri, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

Kjo ide e Ramës ka nxitur reagime të shumta, derisa shumica e kanë kundërshtar një gjë të tillë, duke e parë si një gjë të gabuar dhe që cenon sovranitetin e Shqipërisë.

Nëse një plan i tillë bëhet realitet, do të kemi në Tiranë shtetin më të vogël në botë. Në një artikull për këtë temë, New York Times thotë se shteti i ri do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin me madhësinë e pesë blloqeve të qytetit të Nju Jorkut dhe do të lejojë alkoolin, t’i lejojë gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tregon se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Kjo temë ka marrë përmasa të mëdha, derisa një vendim i tillë nuk është përkrahur aspak.

Madje, ka supozime se një gjë e tillë mund të ndikonte edhe më gjerë, ku në aspektin politik mund të krijonte një precedent për kishën ortodokse serbe në Kosovë apo kudo në Ballkan.

E për këtë temë, për “Bota sot” folën Rexhep Shahu e Luan Gacaferi.

Shahu: Kjo është çmenduri, kulmi i marrëzisë

E për këtë temë ka folur edhe publicisti shqiptar, Rexhep Shahu.

Image

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” këtë gjë e cilësoi si “çmenduri”, derisa tha se ende është e paqartë se çfarë fshihet pas këtij “skenari mafioz”.

 

Gjithashtu, kritikoi ashpër kryeministrin Rama, ku vlerëson se për hir të pushtetit ia “vë flakën” Shqipërisë.

“Kjo është çmenduri, kulmi i marrëzisë. Nuk e dimë kush dhe çfarë fshihet pas këtij skenari mafioz ndërkombëtar, por kjo rrufe në gusht na lejon të hamendësojmë skenarë krimi kundër Shqipërisë. Po bindemi se për hir të pushtetit Edi Rama ia vë flakën dhe e zhbënë Shqipërinë. Komunistët sot socialiste shqiptare sollën bolshevizmin, u vëllazëruan me serbët, i bënë miq kosovarët, për pushtetin e partisë së tyre socialiste nuk ndalen para asnjë mëkati. Nuk e di a do të ketë socialistë që e duan Shqipërinë më shumë se sa e duan Edi Ramën dhe aventurat delirante të tij.

Tani le të bëjnë 4 Shqipëri, bektashiane, myslimane, katolike, ortodokse”, nënvizoi publicisti.

Po ashtu, ai u shpreh i shqetësuar me heshtjen e socialistëve të veriut, derisa tha kjo është një aventurë që mund ta cenojë sovranitetin e Shqipërisë.

Shqetësimi im është pse heshtin socialistët gegë, socialistët e veriut. Nëse është për t’u ndarë Shqipëria të ndahet në dy kantone në Gegni e Toskëri aty ku ndahet me bashkim në lumin Shkumbin e secila pjesë të jetojë me pasuritë e veta.

Por, para se gjithash për aventura lidhur me sovranitetin e Shqipërisë të merret leje tek Italia sepse kur janë caktuar kufijtë e Shqipërisë dhe kur u njoh Shqipëria nga Konferenca e Londrës, me 1913 u vendos dhe u shkrua e zeza mbi të bardhë: Fuqitë e mëdha në marrëveshje me Turqinë, vendosën ta njohin dhe shpallin Shqipërinë në kufijtë që ka sot si principate të trashëgueshme sovranitetin e së cilës do ta sigurojë Italia me kërkesën e Shqipërisë.

Pra, jemi në këto kushte dhe po cenohet sovraniteti i Shqipërisë e duhet pyetur Italia”, përmbylli Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Gacaferri: Vuçiq përmes Ramës po e fut në lojë planin B

E në lidhje me këtë gjë, në një prononcim për “Bota sot” foli anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.

Si fillim, ai potencoi se kjo nuk është ide e Ramës, por urdhër i Vuçiqit për kryeministrin shqiptar, që më pas në emër të tolerancës fetare të bëhet edhe një mini-shtet në Kosovë.

Image 
Luan Gacaferi

Foto galeri

“Ideja për të krijuar shtet sovran religjioz Bektashian brenda shtetit, nuk është e Ramës, por është ide dhe urdhër i Vuqiçit për Ramën, që nesër edhe kisha ortodokse serbe e frymëzuar nga shembulli i Shqipërisë, në emër të tolerancës fetare edhe në Kosovë, të shpallin mini shtete sovrane ortodokse brenda Kosovës!”.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe planin B të presidentit serb, të cilin tha se ka e “futur në lojë”, pasi i dështoi plani A, për themelim të Republikës Srpska në veri.

“Meqenëse Vuqiçit i dështoi përfundimisht plani A për “republikën srpska” në veri të Kosovës, tani Vuçiq përmes Ramës po e fut në lojë planin B, ku përmes minishteteve religjioze ortodokse ta copëtojë Kosovën!” – përmbylli Luan Gacaferri për “Bota sot”.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top