‘Burracak, frikacak’/ Blushi: Rama i tmerruar deri në palcë, mbrohet nga gardistët dhe forcat speciale
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi në rrjetit social Facebook ka shkruar mbi ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku Edi Rama ka tentuar të prezantojë projektbuxhetin e vitit 2025 dhe është ndaluar nga opozita .
Blushi e ka cilësuar Ramën si një njeri burracak, frikacak i cili nga frika se i dolën krimet dhe korrupsioni mund ta shohim edhe me tank mbledhjen e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.
Postimi:
Edi Rama – Ky burracak frikacak!“Miu” që fshihet në sallë pas 6 “gorillash” dhe që mbrohet jashtë salle me qindra gardistë dhe forca speciale.I tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni i përbindshëm, nuk është çudi që shefi i Juntës të flasë herës tjetër në Kuvend majë një tanku.
© SYRI.net