Connect with us

Press24.info

Vijnë në një përmbledhje kumtesat e simpoziumit shkencor ndërkombëtar kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqip

Opinion

Shqipëria dhe Turqia kremtuan vitin e kaluar një përvjetor jubilar, atë të mbushjes së një shekulli nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. I njëjti vit, 2023-shi, shënonte njëkohësisht dhe 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Fondacioni ALSAR, si ent me përpjekje të pandalshme në forcimin e këmbëve të urave të vëllazërisë, miqësisë dhe bashkëpunimit të gjatë të popujve tanë dhe të shteteve tona, organizoi me atë rast në Tiranë një simpozium shkencor ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e gjerë dhe tematika e larmishme e kumtesave treguan se sa me vend ishte kjo mënyrë e zgjedhur kremtimi.

Simpoziumi, “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, ofroi një analizë të thellë të ndërveprimit mes dy vendeve, e të perspektivave në kuadër strategjik.

I tërë materiali studimor u përmblodh për t’u nxjerrë si një botim, i cili do t’u shërbejë të gjithë të interesuarve.

Siç thuhet në parathënien e tij, “botimi arkivon një tjetër akt domethënës të Fondacionit ALSAR në shërbim të mbajtjes sa më të gjallë dhe më të fortë të vëllazërisë së dy popujve”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top