Connect with us

Press24.info

Dora e (pa)dukshme turke në ekonominë shqiptare

Shqipëri

Dora e (pa)dukshme turke në ekonominë shqiptare

Dora e (pa)dukshme turke në ekonominë shqiptare

Nga Marjo Brakaj, A2 CNN

Dëshmia më e freskët e “marrëdhënieve ndoshta më të mira ndonjëherë” u shfaq më e gjallë se kurrë në vizitën e fundit në Tiranë së presidentit turk Recep Tayip Erdogan. Hapja e dyerve të Xhamisë së Namazgjasë gati një dekadë pas hedhjes së themeleve, ishte vetëm maja e ajsbergut të vëllazërisë shqiptaro-turke. “Dhuratat” e tjera që Erdogan kishte sjellë me vetë bashkë me marrëveshjet e firmosura në Tiranë, bënë që me plotë gojën kryeministri Rama të nxirrte nga goja se…(falë Turqisë)“Shqipëria është e pa-goditshme”.

Politikisht, Shqipëria dhe Turqia e kanë shpallur njëra-tjetrën si aleate dhe partnere të rëndësishme, një sinjal ky për tregjet dhe investitorët e të dyja vendeve për të rritur bashkëpunimit dhe nxitur shkëmbimet mes tyre edhe në vijim.

Marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve po reflektohen me ritme të shpejta edhe në rrafshin ekonomik. Në fluksin e investimeve të huaja në Shqipëri, shpenzimet e sipërmarrjeve turke zënë një peshë kryesore. Në top 5 shtetet më të rëndësishme për vendin tonë renditet Turqia sa i përket investimeve, pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë, shkruan A2 CNN.

“Zonën e Ballkanit, por edhe Shqipërinë e shikojmë si një vend potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Turqisë dhe shpresojmë në një rritje të volumit tregtar pas këtij aktivitetit. Qëllimi ynë është rritja e bashkëpunimit dhe vëllimit tregtar midis dy vendeve tona dhe mendoj që me anë të aktiviteteve të këtij lloji shpresojmë t’ia arrijmë”, tha për A2 CNN, Samet Damar nga Shoqata Turke e Eksportuesve të Çelikut.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik ka bërë që vlera tyre të ndjek një trend rritës duke arritur në 1.1 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit. Investimet turke shtrihen në një sërë sektorësh si pasuritë e patundshme, pasuar nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia, shëndetësia, arsimi, përcjell A2 CNN. Por vëmendjen e bizneseve turke këtë vit po e tërheq dhe sektori i turizmit, të cilin e shohin si një potencial për ta zhvilluar më tej duke sjellë eksperiencën ndërkombëtare.

“Shqipërinë e shohim si një vend potencial për të investuar. Është një vend i vogël, por duke u zhvilluar. Shpresojmë shumë që dhe kompanitë shqiptare të vijnë në Turqi dhe të fillojë lëvizja e tregut. Çeliku turk eksportohet në shumë vende të botës, kështu që ne duam edhe me rritjen e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, çeliku turk të jetë i pranishëm në tregun shqiptar”, tha për A2 CNN, Ipek Yuksel, sipërmarrëse turke në Shqipëri.

Shqipëria dhe Turqia rikonfirmuan së fundmi partneritetin e tyre strategjik, në një konferencë të përbashkët mes Presidentit turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në listën e projekteve të reja të përbashkëta u shpalos edhe një plani i ri, ai i dyfishimit të nivelit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Sa i përket marrëdhënieve tregtare, Turqia është një ndër shtet që Shqipëria ka eksportuar por dhe importuar më shumë mallra këtë vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e mallrave shqiptare të shitura në Turqi në 6 muajt e parë të vitit arriti në 2.7 miliardë lekë, raporton A2. Ndërsa blemë rreth 66.2 miliardë lekë produkte turke duke bërë që më e fituara në shkëmbimet tregtare të jetë Turqia teksa deficiti tregtar arriti në 63.5 miliardë lekë deri në qershor.

Si synim, Turqia ka arritjen e vëllimeve tregtare në vlerën dy miliardë dollarëve. Investimet turke në Shqipëri  morën një hov edhe pas turit ndërkombëtar të takimeve të kryeministrit Rama.

 

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top