Hasani: I kemi mbrojtur edhe ata që janë të punësuar më kontrata, tani për një ditë u larguan
Ilir Hasani nga BDI, në studion e Daily Click foli edhe për balanserin që siç tha, bëri që institucionet e vendit të jenë plotë me shqiptarë, përcjell TV21. Hasani tha se sa ishin në pushtet, i kanë mbrojtur edhe të punësuarit që ishin me kontrata ndërsa tani, shtoi se janë larguar brenda ditës.
“Ata që nuk kanë kontrata, u panë sa po munden me i mbrojtë. Ne i kemi mbrojtë edhe ata që nuk kanë kontrata, i kemi mbrojtur deri në pikën e fundit. Brenda ditës janë largu krejt”, tha Hasani.
