Qindra aktivistë nga Hasanbegu, Haraçina me rrethinë braktisin VLEN-in, pritet të kalojnë në Frontin Europian (FOTO)
Një denoncim që ka ardhur në indeks.mk, nga një qytetar që dëshiron të mbetet anonim thuhet se afro 120 aktivistë të koalicionit qeverisës VLEN do të kalojnë në Frontin Europian, raporton indeks.mk
Sipas “lajmëtari”, kalimi nga koalicioni VLEN në Frontin Europian do të ndodhë sepse, aktivistët ndjehen të zhgënjyer nga mos mbajtja e premtimeve nga strukturat e VLEN.
Sipas njoftimit të dhënë nga qytetari anonim, 120 aktivistët që priten të kalojnë në Frontin Europian vijnë nga Hasanbegu, Haraçina, Orllanca dhe Grushina.
Qytetari që edhe ka njoftuar për këtë, thotë se aktivistët e VLEN veçmë e kanë kuptuar se legjitimiteti i takon Frontit Europian, e jo VLEN-it./indeks.mk/