Connect with us

Press24.info

(VIDEO) Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski

Maqedoni

(VIDEO) Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski

(VIDEO) Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nëpërmjet një statusi në Facebook, kërkon që VLEN të tërhiqet nga qeveria Mickoski, ndërsa premton që Fronti Europian nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie.  Ahmeti  fton VLEN-in që bashkë ta ndalojnë, siç shkruan ai “poshtërimin që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

Kreu i integristëve  ka shpalosur 5 prioritetet e tyre, duke filluar nga Integrimi europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin. Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar. Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit.  Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces dhe pika e pestë siç ka shkruar Ahmeti, Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.

Samir Mustafa /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top