Shkëndija prezantoi Liridon Latifin
Pak orë para se të fillojnë ndeshjet e javës së katërt ët ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkëndijës së Tetovës, ka prezantuar përforcimin e radhës, sulmuesin e krahut, Liridon Latifi, njofton Telegrafi.
Ekipi Shkëndijës së Tetovës ditë më parë me marrëveshje të dyanshme kishte ndarë rrugët me Endrit Krasniqin dhe do të duhej shumë shpejt të reagojë, për të sjellë dhe përforcimin e radhës.
Sulmuesi me eksperiencë Liridon Latifi (30) mundë të luajë në shumë pozita në sulm. Latifi ka lindur në Prishtinë dhe deri më tani në karrierën e tij ka luajtur për Prishtinën, Flamurtarin, Skënderbeun, Kukësin, Pushkashin (Hungari), Sherifin (Moldavi), Vllazninë, ndërsa në Tetovë vjen nga Tirana.