Revoltë e madhe ndaj VLEN-it në Likovë, aktivisti i flakt Florim Isufi nga Orizarja bashkë me shumë të tjerë kanë shprehur zhgënjimin e thellë ndaj VLEN-it
Mbështetësi më i madh i Vlenit në Likovë, Florim Isufi, përmes statuseve në Facebook ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj Vlenit dhe se pritshmëritë e tija kanë qenë tërësisht tjera.
Florimit me komente i’u kanë bashkangjitur dhe shumë shokë të tjerë duke i thënë se janë të të njejtit mendim.
Ai fillimisht potencoi familjen e Ismet Jasharit ku Izet Mexhiti para zgjedhjeve u takua me Xhemal Jasharin dhe publikuan fotografi bashkë, e që sipas tyre ai shtrëngim duarsh paska qenë vetëm për fotografi dhe mashtrim parazgjedhor.
Florimi ka reaguar edhe për emërimin e drejtorëve me çka ka mbetur tepër i zhgënjyer ngase pritshmëritë e tija kanë qenë krejtësisht tjera.
Nuk është hera e parë që në Likovë ka telashe në Vlen, para disa dite është raportuar për konflikt të brendshëm dhe mosmarrëveshje të madhe në emërimin e fuksionarëve.