“Nuk jemi histerik”, Sela flet për ndryshimin e sistemit në RMV
Ziadin Sela, lider i ASh-së, pjesë e Frontit Europian ka bërë të ditur se po synohet të ndryshohet sistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe këtë, siç tha ai, po e bënë Fronti Europian, transmeton TV21.
Para mbledhjes së kryesisë së partisë në Gostivar, Sela tha se Fronti ka maturinë e nevojshme politike për të bërë këtë dhe qëllimi siç vlerësoi ai, është të mbrohet legjitimiteti i shqiptarëve
“Kemi maturinë e duhur politike për të sjellë ndryshime në sistem në situata të qeta dhe jo në situata konflikti. Këtë po e bënë Fronti Europian. Po hap tema – ne nuk jemi histerik për të qenë më patjetër pjesë e pushtetit. Gjithsecili që mundohet të mvesh këto lloj konotacionesh…, aktivitetin që e ne bëjmë dhe betejën politike që ne e bëjmë për të mbrojtur votën e shqiptarëve”, tha Sela.