Connect with us

Press24.info

KF Shkëndija demanton VLEN-in: Largimin e flamurit kombëtarë e kërkoi policia

Maqedoni

KF Shkëndija demanton VLEN-in: Largimin e flamurit kombëtarë e kërkoi policia

KF Shkëndija demanton VLEN-in: Largimin e flamurit kombëtarë e kërkoi policia

Skandali që u regjistrua të dielën në Strumicë, kur me urdhër të Policisë tifozët mysafirë janë larguar nga tribunat vetëm pse kishin përdorur flamurin shqiptar ka ngritur shumë polemika në opinion.

Partitë politike të pushtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme thonë se largimin e tifozëve e ka kërkuar delegati i ndeshjes megjithatë, kështu nuk thuhet në raportin zyrtarë të KF Shkëndijës.

Në raportin zyrtarë të klubit tetovarë thuhet qartazi se delegati i Federatës nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe se rasti i largimit të tifozëve është bërë nga ana e zyrtarëve policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë.

Me këtë, KF Shkëndija demanton “megafonët” e VLEN të cilët mbështesin raportin e MPB-së.

“Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë. Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thuhet në raportin zyrtar të Shkëndijës.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top