Connect with us

Press24.info

Qeveria e re VMRO-Vredi: nuk “bëhet e gjallë” për Kodrën e Diellit

Maqedoni

Qeveria e re VMRO-Vredi: nuk “bëhet e gjallë” për Kodrën e Diellit

Qeveria e re VMRO-Vredi: nuk “bëhet e gjallë” për Kodrën e Diellit

Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN nuk “bëhet e gjallë” për projektin e Kodrës së Diellit, projekt ky i një rëndësie të veçantë për shqiptarët, shkruan Ditari.mk. Madje pushteti injoron edhe pyetjet gazetareske. Portalb.mk shkruan se nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë përgjigje në lidhje me projektin e Kodrës së Diellit. Siç shkruan Portalb.mk nga atje shkurt janë përgjigjur se nuk kanë përgjigje. Me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor udhëheq koalicioni VLEN, gjegjësisht Izet Mexhiti.

 

Kujtojmë se projekti për Kodrën e Diellit u prezantua nga kompania italiane “TechnoAlpin” në dhjetor të vitit 2022, me të cilën investimi është paraparë të realizohet në shtatë faza dhe kap vlerën e rreth 180 milionë eurove. Qeveria e kaluar investimet ne Kodrën e Diellit i ka pasur prioritet, duke zhvilluar negociata intensive, por negociatat nuk arritën të finalizohen para se të shpallen zgjedhjet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top