Gundogan afër largimit nga Barcelona vetëm një vit pas transferimit, ofertohet nga shumë klube përfshirë Arabinë
Mesfushori i Barcelonës duket se ka ndarë mendjen për t’u larguar nga klubi katalanas vetë një sezon pasi nënshkroi me ta.
Siç raportojnë mediat angleze, Gundogan është duke eksploruar opsionet e tij mes mundësisë për t’u larguar nga Barcelona.
Për 33-vjeçarin ka interesim nga klube të Premierligës, Turqia, Katari dhe Arabia Saudite, sipas David Ornstein.
Gundogan është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 pasi ai plotësoi kërkesat e paraqitjes sezonin e kaluar për të zgjatur kontratën e tij dyvjeçare me 12 muaj.