La futbollin e luajtur, ish-sulmuesi i Kombëtares dhe Partizanit bëhet agjent lojtarësh
Eros Grezda vendosi pak kohë më parë që të shkëputej nga futbolli i luajtur për një periudhë të pacaktuar. Ndërkohë, gazeta mëson se ish-lojtari i Kombëtares shqiptare i është futur menaxhimit dhe shumë shpejt do të kryejë edhe transferimin e parë të një lojtari nga kampionati kroat drejt Arabisë Saudite.
Grezda ishte pjesë e Partizanit, por dëmtimet e shpeshta bënë që të mos arrinte formën më të mirë fizike. Ai u largua për t’u bashkuar me Rudesh në kampionatin kroat. Ndërkohë, pas përfundimit të sezonit, njoftoi se do të pushonte disa kohë duke qëndruar jashtë fushave. Ndërsa tani anësori po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e tij.
PANORAMASPORT.AL