Arrihet akordi, Kumbulla lë Romën. Ja ku do të huazohet mbrojtësi i Kombëtares
Dy ditë nga ndeshja e parë në Serinë A, vijojnë lëvizjet në shtëpinë e Romës. Largimi i radhës është ai i Marash Kumbullës.
Klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Espanjolin për të huazuar një sezon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Sot, po mbyllen edhe detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe Kumbullën do ta shohim në La Liga sezonin e ri.