Xhamia – mësonjtorja e parë dhe më e vjetër
Angazhimi shpirtëror i arabëve para islamit ishte i kufizuar vetëm në poezi, që atëherë e arriti edhe lulëzimin e vet më të lartë. Njohuria e tyre në astronomi, nuk ishte tjetër pos astrologji, kurse për njohjen e medicinës mos të flasim. Profesionet tjera të tyre ishin: studimi i gjurmave të njerëzve në rërë, prognoza atmosferike, duke u bazuar në re dhe drejtimet e erës, mohimi i të ardhmes etj. Këto jo vetëm nuk mund t’i quajmë njohuri por ato janë krejtësisht naive. Të gjitha të mirat që mbështeteshin në mendjen e bijve të shkretëtirës, me të cilën krenoheshin, mirë e ruanin dhe brezit të ri ia dorëzonin. Feja Islame, të cilën arabët shpejt e pranuan, ua hapi fushat e reja të punës, për njohuri në shumë sfera.
Islami bazohet në Kur’an dhe në Sunnet. Kur’ani është burim i të gjitha njohurive, prandaj studimi i Kur’anit është obligim dhe nevojë elementare, e në radhë të parë leximi i tij. Mësuesi i parë ishte Muhammedi (a.s), pastaj sahabët. Në xhami, pasi e falnin namazin, mësonin Kur’an, sheriatin, praktikën islame etj.
Sahabët, shokët e Pejgamberit (a. s), me vëmendje e përcillnin çdo hap të tij, mbanin në mend fjalët e tij mbi fenë dhe principet fetare mbi jetën… Në këtë mënyrë ata edhe u bënë mësuesit më autoritativë pas Muhammedit (a. s).
Leximi dhe komentimi i Kur’anit, tubimi i haditheve, themelimi i shkencës së akaidit dhe shkencat e tjera ishin dëfrime për mendimtarët e shekullit të parë.
Për arabët kjo nuk ishte vështirë, sepse Kur’ani ishte në gjuhën arabe. Por, jo- arabët që e pranuan Islamin, numri i të cilëve rritej çdo ditë e më shumë, hasnin në pengesa. Për ta ishin të panjohura shumë shenja të shkrimit arab, i cili nuk ishte plotësisht i përsosur, gjë që shkaktonte gabime gjatë leximit të Kur’anit. Për ta tejkaluar këtë gjendje, gjuhëtarët i vendosën disa pika (nukta) lartë dhe poshtë shkronjës në shenjë vokali dhe bashkëtingëllore të ngjashme, kurse disa të tjerë u morën me etimologjinë dhe terminologjinë e shkronjave dhe të fjalëve si dhe drejtshqiptimin e tyre. Keshtu filloi zhvillimi i shkencës së leximit të Kur’anit , ilm ‘ul- kiraeti. Gramatika e gjuhës arabe, ilm’ul-sarfi ue’n-nahui, të cilën me entuziazëm e studiuan edhe joarabët , të cilët dëshiruan ta mësojnë Kur’anin, hadithet, poezinë e vjetër arabe dhe shkencat e tjera që posa kishin filluar t`i marrin bazat e para
Përveç shkencës së leximit të Kuranit, të hadithit dhe komentit të tij, filluan të zhvillohen edhe: Shkenca mbi të vërtetat e besimit – akaidi, pastaj shkenca e të drejtës fetare dhe të devotshmërisë – ibadeti dhe drejtësia në përgjithësi – muamelati.
Të gjitha këto shkenca të posaformuara mësoheshin nëpër xhamia.
Kut-tabët – mektebet
Shkollat fillestare të quajtura Kut-tab (sot: mektebe) gati ishin në çdo xhami apo mesxhid. Këtu fëmijët mësonin të shkruajnë dhe të lexojnë. Mësuesi i parë quhej Mukatib. Shpërblimi i tij ishte dhuratat që ia jipnin prindërit e fëmijëve të pasur. Këto shkolla ishin private dhe problem i asaj lagjeje. Organet kompetente shtetërore nuk ndërhynin aspak në këto punë.
Pas këtij mësimi, fëmija dërgohej në xhami, në mësim të mesëm dhe të lartë, ku mësuesi (muderrisi) mbante ligjërata publike. Nëse nuk mjaftonte vendi apo nuk ishin të kënaqur me shkallën e diturisë fëmijën e dërgonin nëpër vende të ndryshme për të kërkuar dituri. Ata shëtiteshin gjersa e gjenin mësuesin që u pëlqente dhe aty qëndronte për të mësuar. Prindi i tij ishte i obliguar ta furnizonte fëmijën e tij edhe kur ta kalonte kurifin sipas sheriatit.
Xhamia – shkollë e mesme dhe e lartë
Muderrisi (shejhu apo ustadhi) ulej në një kënd të xhamisë e rreth tij tuboheshin nxënësit (tilmidh apo talib) të cilët me vëmendje e dëgjonin shejhun e tyre, shënonin dhe mbanin në mend. Shejhu vetë e lexonte ndonjë tekst, apo e lexonte ndonjë nxënës e pastaj e sqaronte me shembuj. Ndodhte edhe kjo që nxënësi ta zëvendësonte edhe mësuesin , kurse ai (mësuesi) qëndronte anash, e sipas nevoje jepte sqarime.
Kjo ishte aq më mirë, sepse diskutohej dhe bëheshin pyetje apo i mbronin pikëpamjet e medhhebeve të tyre.
Disa prej këtyre shkollave quheshin sipas dijetarit të xhamisë si (“rrethi i nxënësve të Ebu Is’hakut”, “Shiraziut” në xhaminë e El-Mensurit në Bagdad, kurse autoriteti i shkollës varej nga shkalla e dijetarit dhe numri i nxënësve.
Nëpër qytetet e mëdha, ligjërarat i mbanin disa dijetarë në disa vende, në disa sfera dhe shpesh edhe në të njëjtën kohë. Nxënësi i ndiqte disa ligjërata dhe mësonte aq sa donte dhe kur donte, kurse mësuesin e zgjidhte sipas dëshirës së tij. Nxënësi i cili shkonte rregullisht në shkollë, mësuesi e shënonte se është i rregullt, dhe, sa duket, kjo ishte krejt ç’ka nxënësi merrte nga mësuesi i tij. Mbi aftësinë e tij nuk vendoste mësuesi, por ai vetë duhet ta tregonte atë duke organizuar korrepticione e pastaj duke i mësuar të rinjtë e pavarur. Autoriteti i tij varej nga kolegët e tij dhe nga numri i dëgjuesve etj. …
Mësimi publik ishte privat. Dijetari nuk kishte kurrfarë kompetence apo privilegje për këtë. Ai atë e bënte për hir të Islamit sepse është mëkat të kesh dituri e mos ta shfaqësh atë. Dëshira e lirë shpirtërore i nxiste dijetarët e asaj kohe që mos të rrijnë duar kryq. Numri i dijetarëve gjithnjë rritej. Përveç Medines dhe Mekes, shkolla u hapën edhe në Damask, Kufe, Basra, Bagdad, Kairo etj. Me hapjen e tyre u smadhua edhe horizonte i njohurive. …
Xhamia, pra, nuk është vetëm vend lutjeje, devotshmërie, por njëherit mësonjtorja e parë dhe më e lartë ku mësoheshin dhe zhvilloheshin njohuri të reja dhe progresive. Nëse i bëjmë një vështrim dhe mendojmë se sa xhamia kanë mund të jenë, në të cilat janë mbajtur mësime publike, në kohën e Islamit prej Perëndimit në Lindje, prej Oqeanit Atlantik e gjer në brigjet e liqenit Kaspik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, prej Pirinejeve e gjer në thellësi të Afrikës dhe brigjet e Oqeanit Indian. Vetëm në Bagdad ishin më se 100.000 xhamia, në Kairo 30.000 xhamia, në Kordovë 3000 sosh të mëdha.
Nëse e marrim vetëm në njëqind xhami (1/100) nga një shkollë prapë numri i shkollave shumëfish do ta kalonte numrin e sotëm të shkollave në këto vende dhe jashtë tyre, kurse numri i nxënësve do të ishte impozant – absolut.
Përktheu: Nexhat Ibrahimi