Nuk ja doli të triumfonte përballë yjeve të Realit, ja me çfarë note vlerësohet Berat Gjimshiti
Pritej të ishte një ndeshje e vështirë për Berat Gjimshitin dhe mbrojtjen e Atalantës në tërësi. Mjafton të shihje se kush ishin përballë, herë Vinicius, herë Mbape, herë Bellingam qarkullonin në anët e tij.
Kapiteni i kombëtares kuqezi është përballur me të gjithë, duke përdorur të gjitha mënyrat për të ndalur “galaktikët” e Realit. E ka bërë duke luajtur gjithnjë me qetësi dhe duke shfrytëzuar një armë të fortë të tij: qëndrueshmërinë.
Ai është vlerësuar me notë 6.9 pas takimit për paraqitjen e bërë. Berati ka prekur 57 herë topin duke dhënë 35 nga 39 pasime të sakta. Gjithashtu ka fituar 8 nga 13 duelePANORAMASPORT.AL