59 mln euro për Kopmainers, Juvja merr edhe… Konseisaon
Juventus ka përmirësuar edhe ofertën për Teun Kopmainers, për të cilin Atalanta kërkon 60 milione euro, ndërsa “Zonja” ka shkuar në 59 gjatë ditës së djeshme.
Edhe në këtë drejtim transferimi duket i kryer, por Atalanta do japë dritën jeshile vetëm kur të arrijë marrëveshjen me Lazar Samarxhiçin e Udinezes, i cili është piketuar si zëvendësuesi i holandezit përveç O’Rilejt që është bllokuar gjithashtu pikërisht për të paraprirë eventualitetin e shitjes së holandezi. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i akordit mes klubeve, por megjithatë duket e vështirë që Kopmainers të jetë gati për të luajtur që të hënën kur Juvja të debutojë në kampionat ndaj Komos.
KONSEISAO DHE NIKO – Një objektiv i rëndësishëm për Juventusin është edhe Fransisko Konseisao. Deri më tani, Porto i ka refuzuar gjithmonë ofertat italiane, por ajo e fundit, një hua me detyrim blerje për një shumë totale prej 28 milionësh duket se i ka joshur luzitanët. Ndërkohë, drejtori Xhuntoli ka rihapur bisedimet me Fiorentinës për Niko Gonzalez, anësorit të lindur në 1998 që luan edhe për kombëtaren argjentinase.
Siç raporton “Sportmediaset”, sapo Gudmundson mbërriti në Firence, klubi vendësi hoqi dorë nga rezistenca për largimin e numrit 10 drejt bardhezinjve. Gonzales do të kishte vendosur tashmë të largohej nga Firence në këtë hapësirë merkatoje dhe ia ka bërë më kohë të drejtuar krerëve të Fiorentinës dëshirën e tij për të shkuar te Juvja.