50 nxënës të Akademisë së Kuranit përfundojnë me sukses memorizimin e Xhuzit Amme
5𝟎 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐦𝐞𝐦𝐨𝐫𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐗𝐇𝐔𝐙𝐈𝐓 𝐀𝐌𝐌𝐄
** وَالْعَصْرِ **
𝐏𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧! { Asr; 1}
Allahu xh.sh betohet në kohën, për shkak të rëndësisë së madhe të saj! Andaj, shfrytëzimi i mirë i saj i ofron njerëzit tek Zoti dhe tek kënaqësia e Tij!
E kohën po mundohen t’a shfrytëzojnë në të mirë të madhe edhe nxënësit e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”.
50 nxënës prej tyre sapo ndriçuan vendin, kënaqën Zotin e bënë krenar umetin e Muhamedit a.s, ata bënë hapat e parë rreth rrugëtimit të hifzit, duke përfunduar me sukses memorizimin e xhuzit Amme dhe dëshmuan fuqishëm se janë të sigurtë në atë që kanë zgjedhur.
Për nder të këtij suksesi u organizua ceremoni madhështore në Xhaminë “Alauddin” në Prishtinë.
Në mesin e të pranishmëve ishin: Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës – Mr. Vedat Sahiti, përfaqësuesja pranë Departamentit të Gruas në Prishtinë – Dr. Florentina Tërmkolli, mysafire zonja Zeynep Albayrak dhe nxënës të Akademisë “Hifdh Kids”.
Kryeimami Sahiti u shpreh krenar me këtë të arritur të Akademisë dhe me të arriturat në vazhdimësi dhe përgëzoi muhafizet e kësaj Akademie – Hfz. Rineta dhe Hfz. Fatime Nitaj, për punën e tyre madhore dhe fisnike që po e bëjnë dhe rikujtoi se është nder dhe privilegj nga Allahu të transmetohet ky mision madhor tek gjenerata e ndritur, ardhmëria e së nesërmes – fëmijët, sepse ky mision nuk është i lehtë, atë nuk e pranoi as asnjë krijesë tjetër përveç njeriut!
Dr. Florentina Tërmkolli para të pranishmëve paraqiti një ligjërim tejet dobiprurës rreth vlerës së mësimit të Kur’anit Famëlartë, duke i bërë nxënësit të rikujtojnë përsëri këtë nismë madhore që morën përsipër të vazhdojnë bashkë me mësueset e tyre.
Zonja Albayrak mori fjalën përshëndetëse duke i përgëzuar mësueset dhe nxënësit për këtë sukses dhe iu uroi suksese të mëdha e të vazhdueshme, duke theksuar kënaqësinë që ndjen në praninë e saj në organizimet fetare në Kosovë!
Nxënësit pjesëmarrës recituan suren Nebe dhe për suksesin e arritur u çertifikuan nga mësueset!
Në fund u shpërndanë dhurata për nxënësit dhe pati koktej rasti.
Allahu e ndriçoftë këtë brez të artë!